Systemi i Gjirofarmës Sh.A. HACCP (Hazard Analysis and Critical Control Point) për kontrollin dhe cilësine e prodhimit është vlerësuar dhe ëeshtëe aprovuar nga Lloyd's Register Quality Assurance Limited ne Korrik 2007, sipas kërkesave që përcaktohen në kodin ndërkombëtar. Certifikata vërteton cilësine dhe zbatimin e standarteve më të larta për produktet "Gjirofarm".
Grumbullimi dhe transportimi i qumështit
nga fermat në fabrikë bëhet me makinat
përkatese ne kushte te pershtatshme.
Qumështi
i sapo mjelë ruhet në temperaturë të ulët
që nga momenti i grumbullimit deri në kohën
kur fillon përpunimi i tij në fabrikë.
Qumështi i sjellë nga fermat e ndryshme
të zonës grumbullohet në termusat
të vendosur në hyrje të fabrikës
duke pritur për kontrollin laboratorik, standartizimin
dhe pjesën e mëtejshme të procesit.
Kujdesi i treguar gjatë grumbullimit dhe testimit
laboratorik siguron produkte të kontrolluara
dhe të shëndetshme.
|